Ekipi kombëtar

Ekipi kombëtar për PMSHF është grupi punues multisektorial i angazhuar që ta përgatisë sistemin shëndetësor për përgjigje ndaj nevojave lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues (SHSR) në gjendje urgjente dhe të krizave dhe katastrofave. Grupi punues është formuar nga ministri i shëndetësisë dhe i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Qendra për Menaxhim me kriza, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe shoqatat qytetare.

Që ta përgatisë sistemin shëndetësor për përgjigje adekuate në gjendje krize dhe katastrofa, Ekipi kombëtar për PMSHF kujdeset që shërbimet për SHSR të jenë të kapshme për popullatën e prekur, i koordinon aktivitetet e domosdoshme dhe jep rekomandime për avancimin e SHSR, si në fazën e përgatitjes, ashtu edhe gjatë krizës.

Ekipi kombëtar për PMSHF e përgatit edhe planin vjetor të veprimit për përgatitjen e sistemit shëndetësor për përgjigje në kriza dhe gjendje emergjente, duke u udhëhequr sipas Pakos minimale të shërbimeve fillestare (PMSHF) për SHSR gjatë krizave humanitare.

Me Ekipin kombëtar udhëheq Koordinatori nacional për PMSHF.

-
-