Kontakt

Për më shumë informacion mbi MMSH dhe shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues në krizë, kontaktoni me koordinatorin e Grupit Kombëtar të Punës.

Koordinatori kombëtar për PMSHF është person përgjegjës për shëndetin seksual dhe riprodhues (SHSR) në kushte të krizave dhe gjendjeve emergjente, të cilin e zgjedh ministri i shëndetësisë. Koordinatori kombëtar menaxhon me Ekipin kombëtar për PMSHF, gjegjësisht bashkëpunon me koordinatorët lokal dhe me institucionet relevante gjatë grumbullimit të dhënave themelore demografike në rajonin e përfshirë me krizë, në mënyrë adekuate i aplikon ligjet nacionale dhe rregulloret dhe propozon ndryshimin e ligjeve, politikave dhe rregulloreve, të cilat e pengojnë qasjen deri te shërbimet dhe të drejtat për SHSR në kushte të gjendjeve urgjente dhe të krizës dhe katastrofave.

Nga shtatori i vitit 2018, këtë funksion e kryen Simona Atanasova, këshilltare në Kabinetin e ministrit të Shëndetësisë. Zëvendës koordinatore për PMSHF është Xhemile Alili nga Ministria e Shëndetësisë.

Për herëte parë vendoset Koordinatori kombëtar për shëndetin seksual dhe riprodhues në krizë në vitin 2014. Si koordinatorë kombëtar deri tani janë zgjedhur Sanja Sazdovska nga Ministria e Shëndetësisë (janar-shtator 2017) dhe Bisera Rahiq nga Instituti për Shëndet Publik të RM (shtator 2017 – tetor 2018).

Simona Atanasova

simona.atanasova@zdravstvo.gov.mk

+389 71 377 551