PMSHF


Çfarë është PMSHF?

MSHF është shkurtesë për pakon minimale për shërbime fillestare për shëndet seksual dhe riprodhues, që duhet t’i sigurohet popullatës në kushte të gjendjes së emergjencës dhe krizave humanitare.

Shëndeti seksual dhe riprodhues (SHSR) është çështje mjaft e rëndësishme publike-shëndetësore, i cili edhe pse shpeshherë anashkalohet, duhet të merret parasysh çdoherë kur aplikohet Plani kombëtar për përgatitje të shëndetësisë për përgjigje gjatë gjendjeve të krizës.

Me shëndet seksual dhe riprodhues kuptohet mirëqenia e përgjithshme fizike, mendore dhe sociale lidhur me të gjitha aspektet e sistemit riprodhues të njeriut. Prej këtu, është e qartë se SHSR i prek të gjithë njerëzit. Ndërsa që të sigurohet mirëqenia e këtillë në tërësi, nevojitet mbrojtje e sigurt, efikase dhe e kapshme shëndetësore. Shërbimet për shëndetin riprodhues duhet të jenë pjesë e mbrojtjes primare shëndetësore si në kohë të paqes, ashtu edhe në kohë të krizave humanitare.

Në kushte të gjendjeve të krizës, më së shumti pëson shëndeti riprodhues i grave, adoleshentëve dhe fëmijëve. Shumë prej dëmeve, të cilat jo rrallë janë të lidhura me dhunën seksuale, moskujdesi për nënat dhe foshnjat e sapolindura, mungesa e masave për siguri të gjakut ose mungesa e sistemit për udhëzim dhe transport të pacientëve, të cilët kanë nevojë për kujdes urgjent mjekësor, mund të parandalohen nëse shërbimet për SHSR planifikohen me kohë dhe janë të kapshme gjatë krizave.


Trajnuesit për PMSHF

Trajnuesit për PMSHF janë trajnues të certifikuar,
të cilët mbajnë trajnime për PMSHF.

Materialet për trajnim për PMSHF

Materialet dhe stërvitjet për PMSHF


 

Resurset

Resurset të tjera për zbatimin e PMSHF
në situata krize dhe humanitare