Për IAWG

Grupi punues ndër-agjencish për shëndetin riprodhues në krizë (anglisht: (Inter-agency Working Group – IAWG) është koalicioni 20 organizatave themeluese, mes të cilave agjencitë e OKB-ve, institucione qeveritare, organizata joqeveritare dhe organizata për hulumtim dhe donacion. E themeluar në vitin 1995, sot numëron mbi 2100 anëtarë individual nga 450 organizata nëpër botë.


Misioni i koalicionit është t’i bëjë më cilësore dhe më të kapshme shërbimet për shëndet seksual dhe riprodhues për njerëzit e përfshirë nga kriza, konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore. Mu për këtë, Grupi punues në terren i ndjek dhe i analizon gjendjet me SHSR në rajonet e krizës, vendos standarde teknike për ofrimin e shërbimeve për shëndetin riprodhues, përgatit dhe distribuon të dhëna deri te vendimmarrësit dhe punëtorët shëndetësor, dhe angazhohet për përfshirjen e personave të kapluar nga kriza në planet globale për zhvillim dhe ndihmë humanitare.


Republika e Maqedonisë, e përfaqësuar nga prof. dr. Mihail Koçubovski nga Instituti për Shëndet Publik, tashmë kryeson me mandatin e dytë me Grupi punues ndër-agjencish.