Rreth nesh


Cilët jemi ne dhe si filluam?

Nga viti 2014, e veçanërisht me fillimin e krizës së emigrantëve në vitin 2015, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim dhe partneritet me UNFPA – Fondi i Popullsisë së Kombeve të Bashkuara dhe HERA – Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim, filloi t’i fuqizojë kapacitetet e punëtorëve shëndetësor dhe të institucioneve kyçe që të mund të kujdeset për shëndetin seksual dhe riprodhues (SHSR) dhe të ballafaqohet me dhunën e bazuar në gjini në kushte të krizës.

Nga viti 2015 deri më sot, 186 persona u trajnuan për sigurimin e pakos minimale të shërbimeve për SHSR në kushte të krizës humanitare përmes shtatë trajnimeve të organizuara sipas standardit ndërkombëtar për PMSHF. Pjesa më e madhe e personave të trajnuar ishin nga institucionet shëndetësore shtetërore, organizatat qytetare dhe institucionet shtetërore, të cilët më së shumti ishin përfshirë në ballafaqimin me krizat në vend.

Ministria e Shëndetësisë e njohu rëndësinë në këtë fushë, duke dëshiruar të sigurojë përgjigje me kohë dhe adekuate në kushte të krizës dhe katastrofave humanitare, futi një kapitull të veçantë për SHSR në Planin kombëtar për përgatitjen e shëndetësisë gjatë gjendjeve të krizës.

Partnerët

Ministria e Shëndetësisë
Fondi mbi popullatën të Kombeve të Bashkuara (UNFPA)
HERA – Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim
Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë

Në kushte të krizës secila grua e katërt gjendet në periudhën riprodhuese, bile një e pesta e grave të prekura nga kriza, kanë shtatzëni dhe abort të komplikuar.


Ekipi kombëtar

Ekipi kombëtar për PMSHF është grupi punues multisektorial i angazhuar që ta përgatisë sistemin shëndetësor për përgjigje ndaj nevojave lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues (SHSR) në gjendje urgjente dhe të krizave dhe katastrofave.



Koordinatori

Koordinatori kombëtar për PMSHF është person përgjegjës për shëndetin seksual dhe riprodhues (SHSR) në kushte të krizave dhe gjendjeve emergjente, të cilin e zgjedh ministri i shëndetësisë.



Dokumentet themelore

Dokumentet Bazë për Obligimet на

Ekipi kombëtar për PMSHF

dhe Koordinatori kombëtar për PMSHF



Për IAWG

Grupi punues ndër-agjencish për shëndetin riprodhues në krizë (anglisht: (Inter-agency Working Group – IAWG) është koalicioni 20 organizatave themeluese, mes të cilave agjencitë e OKB-ve, institucione qeveritare, organizata joqeveritare dhe organizata për hulumtim dhe donacion. E themeluar në vitin 1995, sot numëron mbi 2100 anëtarë individual nga 450 organizata nëpër botë.