Trajnuesit për PMSHF


Trajnuesit për PMSHF janë trajnues të certifikuar, të cilët mbajnë trajnime për PMSHF. Në këtë rol paraqiten punëtorët shëndetësor nga klinikat universitare në Republikën e Maqedonisë dhe profesionistë me përvojë nga Ministria e Shëndetësisë dhe organizatat qytetare të cilat punojnë në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues në gjendje të krizës dhe humanitare.

Trajnimet e rregullta për PMSHF u dedikohen punëtorëve shëndetësor dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qendrës për Menaxhim me Kriza, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë dhe institucioneve tjera qeveritare dhe organizatave qytetare, që kanë për fushë interesi SHSR ose ballafaqimin me krizat dhe gjendjet humanitare.

Qëllimi i trajnimeve që Ministria e Shëndetësisë i organizon një herë në vjet në bashkëpunim me UNFPA dhe HERA, që të trajnohen sa më shumë profesionistë, të cilët mund t’u përgjigjen nevojave lidhur me SHSR në kushte të krizës. Trajnues të certifikuar për PMSHF në Maqedoni janë:

Trajnues të certifikuar për PMSHF në Maqedoni janë:


Dr. Daniella Ivanova Panova

Klinika universitare për gjinekologji dhe obstetrikë, Shkup

Sanja Sazdovska

Ministria e Shëndetësisë

Përveç përvojës në vend, trajnuesit për PMSHF kanë edhe përvojë ndërkombëtare në facilitim të trajnimeve për PMSHF.